Milani merr pikën e parë por është thuajse i eliminuar, Reali fiton falë Benzemas (VIDEO)

Milani merr pikën e parë në Champions, por kualifikimi mbetet një ëndërr e largët për kuqezinjtë që janë thuajse të eliminuar. Skuadra e Piolit nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Portos. Luis Diaz zhbllokoi rezultatin për Porton që në minutën e 6-të.

Në fraksionin e dytë, kuqezinjtë do të gjenin golin e barazimit falë një devijimi të Mbemba në portën e tij. Në fundin e ndeshjes, Milani ju afrua golit, por për shkak të pozicionit jashtë loje rezultati nuk ndryshoi.

Reali bën detyrën dhe në sfidën e kthimit ndaj Shakhtar Donesk, duke triumfuar 2-1. Karim Benzema ishte heroi i Los Blancos me dy gola të shënuar, nga një për secilën pjesë. Fernando ndërkohë realizoi golin e barazimit momental. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?