Milani mund Bolonjën dhe mban gjallë shpresat për Europa League (VIDEO)
Milani ka fituar në transfertë ndaj Bolonjës 2-1, duke mbajtur ende shpresat për një vend në Europa League. Kuqezinjtë zhbllokuan ndeshjen në minutën e 34-të me Çalhanoglu. Turku goditi mjaft bukur nga distanca duke mos i dhënë asnjë mundësi reagimi portierit Mirante. Reagimi i Bolonjës është i menjëhershëm me Orsolinin, por talenti ju gëzua më kot golit të par ën Seria A, pasi ju anulua pas një prekje të topit me dorë të Palasios. Në minutën e parë të shtesës, Bonaventura shënoi dhe golin e dytë për Milanin.
Në pjesën e dytë Bolonja shkurton diferencat në minutën e 74-t me De Maio, që mposhti me kokë Donarumën. Gjithsesi kuqezinjtë mbrojtën rezultatin derinë fund. Atalanta ndërkohë vijon të ruajë vendin e 6-të, pasi sot ka mundur Xhenoan, Barrou, Kristante dhe Iliçiç ishin autorët e golave për ekipin e Gasperinit. Benevento ndërkohë i mori një barazim spektakolar 3-3 në sekondat e fundit Udinezes./Koha Jonë/

KOHA JONË SONDAZH

