Milani mund me lehtësi Bolognën dhe blindon vendin e dytë në renditje
Java e 23-të e Serie A mbyllet me një fitore bindëse të Milanit 3-0 kundër Bolognës në transfertë. Në minutat e para vendasit shfaqen mjaft energjikë, por pas çerek ore lojë kuqezinjtë marrin gradualisht kontrollin e ndeshjes.
Zhbllokimi vjen në minutën e 20-të. Nkunku depërton në zonë pas një krosimi të Athekame, Ravaglia pret goditjen me kokë të francezit, por topi përfundon te Rabiot, i cili shërben për Loftus-Cheek. Mesfushori anglez nuk fal dhe shënon golin e avantazhit për Milanin.
Bologna nuk arrin të reagojë dhe në minutën e 39-të pëson edhe golin e dytë. Sërish protagonist Nkunku, i cili përballet ballë për ballë me Ravaglian dhe ndalet në mënyrë të parregullt nga portieri. Gjyqtari Manganiello akordon penallti, të cilën vetë Nkunku e shndërron në gol.
. Në minutën e 48-të, një rivënie anësore katastrofike e Mirandës i dhuron topin Rabiot, i cili shënon golin e tretë me të majtën dhe firmos 3-0 përfundimtar.
Me këtë sukses, Milani ngjitet në kuotën e 50 pikëve, i afrohet në -5 pikë Interit kryesues dhe shkon në +7 nga vendi i pestë, ku ndodhet Roma me 43 pikë.
KOHA JONË SONDAZH

