Milani mund me lehtësi Torinon, rikthehet në fushë edhe Ibrahimovic (VIDEO)

Milani harron shumë shpejt disfatën ndaj Juventusit, teksa rikthehet menjëherë te fitoret në kampionat. Kuqezinjtë triumfuan pastër 2-0 ndaj Torinos në duelin e vlefshëm për javën e 17-të.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 25-të nga Leao, i cili shfrytëzoi më së miri një aksion të Brahim Diaz. Ky i fundit disa minuta më pas do të fitonte një penallti të dyshimtë, që do të kthehej në gol nga Kessie.

Torino kërkoi të reagonte, por krijoi shumë pak raste për të merituar më shumë nga kjo ndeshje. Në minutat e fundit spikati rikthimi i Ibrahimovic te Milani, pas një dëmtimi dy-mujor. Milani mbetet në vendin e parë me 40 pikë, ndërkohë që Torino është e parafundit. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP