Milani mund Sampdorian, tani ëndërron Championsin (VIDEO)

Milani vijon ecurinë pozitive në Seria A. Kuqezinjtë kanë fituar minimalisht 1-0 ndaj Sampdorias, duke u ngjitur në kuotën e 41 pikëve, po aq sa skuadra doriane.

Ekipi i Gatuzos kishte një mundësi shumë të mirë për të kaluar në avantazh që në minutën e 7-të, por Rodriguez, gaboi nga pika e bardhë. 6 minuta më pas ishte Bonaventura që shënoi një gol shumë të bukur, duke i dhuruar skuadrës së tij 3 pikë shumë të rëndësishme.

Ndeshja kishte shumë pak raste për shënim, me vendasit që ruajtën mjaft mirë avantazhin. Kuqezinjtë e shohin tashmë 7 pikë larg vendin e katërt që për momentin mbahet nga Interi me 48 pikë. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?