Milani mundet nga Dortmundi dhe është thuajse i eliminuar, Mbappe shpëton PSG nga humbja (VIDEO)

Milani është shumë pranë eliminimit që në fazën e grupeve në Champions League. Kuqezinjtë pësuan një humbje 1-3 në shtëpi ndaj Borussia Dortmund dhe tashmë mbeten në vendin e fundit në “grupin e ferrit”.

Giroud humbi penallti në minutën e 6-të, ndërkohë që katër minuta më pas Dortmundi shënoi me 11-metër me anë të Reus. Milani gjithsesi do të barazonte me një gol të bukur nga Chukwueze në minutën e 37-të. Në pjesën e dytë dhe pse e nisi mirë skuadra e Piolit do të gabonte shumë duke pësuar dy gola. Gittens dhe Adeyemi i dhanë një goditje të fortë kuqezinjve.

Suprizon edhe PSG, që shmangu një humbje vetëm në fundin e ndeshjes, duke barazuar 1-1 ndaj Newcastle. Isak shënoi golin e avantazhit për skuadrën angleze, por në kohën shtesë të ndeshjes Mbappe do të barazonte shifrat. Kujtojmë që situata në Grupin F është e tillë: Kryeson Dortmundi me 10 pikë, ndjekur nga PSG me 7, Newcastle 5 dhe Milani me 5.

Manchester City triumfoi me përmbysje spektakolare 3-2 ndaj Leipzig. Haaland, Foden dhe Alvarez ishin autorët e golave për “qytetarët”. Barcelona fitoi 2-1 ndaj Portos me golat e Cancelos dhe Joao Felix.

SHKARKO APP