Milani ndalet ndaj Atalantës, Bennacer i kundërpërgjigjet Malinovskiy-t (VIDEO)

Atalanta dhe Milani ndajnë pikët në super duelin e javës së dytë në Seria A. Ndeshja e luajtur në Bergamo përfundoi në barazim 1-1, teksa ritmi ishte i kënaqshëm.

Fraksioni i parë foli më shumë për skuadrën e Gasperinit, që do të gjente dhe golin e avantazhit. Në minutën e 29-të, Ruslan Malinovskiy një të majtë të fortë brenda zonës që nuk arrin të ndalet nga portieri Maignan.

Milani reagon vetëm në fraksionin e dytë. Në minutën e 68-të, Bennacer i kundërpërgjigjet bergamaskëve në të njëjtën mënyrë, duke shënuar një gol të ngjashëm me të majtën në hyrjet të zonës. Gjimshiti la lojën në minutat e fundit, pasi pësoi një dëmtim në pulpë. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP