Milani në alarm për sfidën ndaj Sassuolos, mungesa të shumta në sulm
Milanit i shtohen telashet pak ditë para përballjes me Sassuolon në kampionat. Skuadra kuqezi pritet të zbresë në fushë me disa mungesa të rëndësishme, kryesisht në repartin ofensiv.
Rafael Leao dhe Santiago Gimenez nuk do të jenë të gatshëm për këtë sfidë. Sulmuesi portugez pësoi dëmtim në duelin e fundjavës kundër Torinos, ndërsa Gimenez vijon fazën e rikuperimit dhe ende nuk ka arritur të rikthehet në stërvitje me grupin.
Në këto rrethana, Massimiliano Allegri mbetet me vetëm dy alternativa të mirëfillta për majën e sulmit: Christopher Nkunku dhe Christian Pulisic. Ky i fundit është rikthyer në stërvitje pas disa shqetësimeve fizike, por stafi teknik ende nuk është i sigurt nëse amerikani mund të përballojë 90 minuta të plota.
Problemet nuk mbarojnë këtu. Mesfushori Fofana do të mungojë gjithashtu për shkak dëmtimi, duke i krijuar trajnerit edhe një boshllëk të konsiderueshëm në qendrën e fushës.
KOHA JONË SONDAZH

