Milani në ankth, dëmtohet në tendinin e akilit portieri Maignan
Milani është në ankth për Mike Maignan, njeriun e rëndësishëm në vrapimin e kuqezinjve në krye të Serie A. Sipas asaj që raportohet nga Le Parisien, portieri i kuqezinjve ka humbur stërvitjen me kombëtaren franceze, për shkak të një problemi në tendinën e Akilit.
Mediat franceze flasin për një dëmtim të lehtë, por duket qartë se lajmi ka ngritur nivelin e alarmit te Milani, i cili nuk bën dot pa numrin 16 në duelet e fundit që do të vendosin dhe titullin.
Lojtari do të mbetet për momentin në grumbullim me kombëtaren e tij, në prag të impenjimit të dyfishtë kundër Bregut të Fildishtë dhe Afrikës së Jugut, por gjendja e tij do të monitorohet çdo ditë dhe gjithashtu përjashtohet mundësia që ai të rrezikohet nga Deschamps.
KOHA JONË SONDAZH

