Milani në ankth për Kjaer, danezi shfaqet në klinikë me paterica
Milani arriti të fitonte kundër Genoas me rezultatin 3-0, por humbi një nga liderët e skuadrës, i cili u dëmtua që në minutat e para të sfidës. Behet fjalë për Simon Kjaer i cili nuk mundi të vazhdonte lojën pas dëmtimit që mori duke bërë që të zëvendësohet direkt nga trajneri Stefano Pioli.
Shkalla e lëndimit do të mësohet pas vizitave mjekësore, por danezi është shfaqur me paterica. Nëse konfirmohet dëmtimi në gju, Kjaer mund t’i ketë humbur të gjitha ndeshjet e mbetura deri në fund të dhjetorit, duke mbyllur kështu para kohe vitin 2021.
Tashmë Pioli do të mbështetet te Tomori dhe Romagnoli, ndërkohë Gabbia do të ketë më pak hapësira pas paraqitjeve jo bindëse ndaj Fiorentinës dhe Genoas.
Simon Kjaer è arrivato alla Clinica Columbus per gli esami strumentali @cmdotcom pic.twitter.com/XufhczKBS1
— Daniele Longo (@86_longo) December 2, 2021
KOHA JONË SONDAZH

