Milani në “gjueti” të talenteve, kërkon një alternativë për Ibrën

EINDHOVEN, NETHERLANDS - SEPTEMBER 14: Donyell Malen of PSV during the Dutch Eredivisie match between PSV v Vitesse at the Philips Stadium on September 14, 2019 in Eindhoven Netherlands (Photo by Photo Prestige/Soccrates/Getty Images)

Zlatan Ibrahimovic po ngroh motorët për super ndeshjen kundër Napolit, që shënon rikthimin e kampionatit pas pauzës për shkak të ndeshjeve të përfaqësueseve. Sulmuesi suedez, në ndeshjen e fundit para pushimit, kundër Veronës, e pranoi se kishte nevojë për këtë ndërprerje, për shkak të ndeshjeve të shumta të zhvilluara me kuqezinjtë.

Në Holandë ditët e fundit ka ridalë në skenë emri i  Donyell Malen, një futbollist i ri dhe me shumë perspektivë, që luan në radhët e PSV-së. 21-vjeçari, i cili ka për menaxher Mino Raiolan, konsiderohet një element që mund të rritet krah Zlatanit. Pengesa e madhe është paga dhe çmimi që i ka vënë skuadra holandeze kartonit të sulmuesit, sikurse është edhe me Luka Jovicin e Real Madridit.

SHKARKO APP