Milani në Kosovë, mediat italiane zbulojnë shifrën që do të përfitojnë kuqezinjtë

Milani ka zbarkuar sot për herë të parë në Kosovë për miqësoren historike ndaj Ferronikelit. Tifozët i kanë rezervuar një pritje mjaft të ngrohtë kuqezinjve.

 

Sipas gazetës “La Repubblica”, Milani do të përfitojë 250 mijë euro nga ndeshja e sotme që do të luajë në Kosovë. Vizita e Milanit në Kosovë gjithashtu mund të ketë një peshë të rëndësishme politike dhe të jetë një hap drejt njohjes të shtetit, i cili ende nuk njihet nga 92 anëtarë të OKB.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një problem i madh për sfidën e sotme kanë qenë çmimet e kripura të biletave që varjojnë nga 35 deri në 115 euro, por pritet që në stadium të jenë të pranishëm 13 mijë tifozë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo do të jetë miqësorja e parafundit për Marco Giampaolon, që do të nisë sezonin e ri më 25 gusht ndaj Udineses. /Rozalb Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?