Milani ngulmon për Doue, por oferta e Tares nuk bind francezët

Pas nuk arritën që të transferonin Pubill, i cili u transferua te Atletico Madrid, Milani është sërish në kërkim të një përforcimi për krahët dhe emri më i përfolur është ai i Guela Doué, mbrojtës i Strasbourg.

Klubi francez, që ka të njëjtën pronësi me Chelsean, ka vendosur një çmim prej 30 milionë eurosh për lojtarin, por kuqezinjtë, të cilët kanë marrë një refuzim në këtë merkato, nuk kanë hequr dorë.

Drejtuesit e Milanit janë të gatshëm të rrisin ofertën deri në 23 milionë euro, në përpjekje për të bindur Strasbourgun dhe për të shtuar alternativa cilësore në krahët e mbrojtjes për sezonin e ri. Negociatat pritet të vazhdojnë në ditët në vijim. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?