Milani nis kontaktet me Ibrahimovic, por problemi është paga e suedezit
Milani bën ofertën e parë për Zlatan Ibrahumovic. Pasi nisën kontaktet me gjigantin suedez, tashmë ka edhe shifra konkrete, që e lënë topin në fushën e 38-vjeçarit.
Sulmuesi ka kërkuar një kontratë për 1 vit e gjysmë nga e cila kërkon që të përfitojë 18 milionë euro, por “Djalli” i ofron kontratë 6-mujore, me mundësinë e zgjatjes së bashkëpunimit edhe për një vit tjetër, nga e cila Ibra do të përfitonte në total 6 milionë euro.
Gjithsesi, mbetet një vendim i rrezikshëm për Milanin, sepse në një moshë të madhe, që po i afrohet të 40-ve, mund të jetë e vështirë për sulmuesin që të përballojë ritmin e Serisë A.