Milani nis negociatat me Leao-n për rinovimin e kontratës

E kaluara shërben si mësim, ndërsa e ardhmja planifikohet me kohë. Në këtë linjë po lëviz Milan, që ka nisur bisedimet me Rafael Leão për zgjatjen e kontratës. Palët janë ulur në tryezë pa tensionet e rinovimit të fundit dhe po punojnë për një marrëveshje të re që do ta shtynte afatin nga qershori 2028 deri në qershor 2030, shoqëruar me rritje page.

Leao tashmë është lojtari më i paguar në skuadër, por përshtatja financiare synon edhe të largojë tundimet nga klubet e Premier League. Portugezi shihet si lider teknik i ekipit dhe pikë referimi për projektin sportiv të kuqezinjve.

Më i pjekur dhe më i përfshirë në lojë, ai ka ndryshuar rol dhe ka sakrifikuar diçka nga shkëlqimi individual për t’u vënë në shërbim të skuadrës. Pavarësisht problemeve të vazhdueshme me ijët, Leao ka realizuar 9 gola dhe ka dhënë 2 asistime në 20 ndeshje, me objektiv shifrën dyshifrore dhe derbin vendimtar që mund të peshojë shumë në sezonin e Milanit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?