Milani nis përgatitjet për derbin me Interin, ka ankth për Ibrën
Milani është rikthyer në përgatitjet ditën e sotme në prag të derbit të së dielës ndaj Interit. Një vëmendje e madhe është te gjendja e Zlatan Ibrahimovic. Sulmuesi suedez ka kryer një stërvitje të personalizuar për t’u rikuperuar sa më parë nga një problem në pulp.
Për momentin ka optimizëm për një rikuperim sa më të shpejt, teksa pritet që të luajë në sulm me Leao-n. Edhe pse sot është stërvitur vetëm në palestër duket se ai do të jetë gati për ndeshjen e fundjavës, duke njohur edhe karakterin e tij të veçantë për duelet e mëdha.
Me siguri ndërkohë do të jetë në fushë Lucas Biglia, i cili ka filluar përgatitjet me grupin. Argjentinasi në më të keqen e mundshme do të zërë vend në stol, për t’i lënë më hapësirë Bennacer dhe një mes Kessie e Bonaventurës. /R.Lika-Koha Jone/