Milani nis të mendojë për pasuesin e Fonseca-s, takim me trajnerin që ishte finalist në Champions

Milani ka nisur të mendojë për pasuesin e Fonseca-s për shkak të rezultateve aspak të mira.

Së fundmi mediat në Itali raportojnë se ka pasur një bisedë mes Zlatan Ibrahimovic, këshilltarit të lartë të “RedBird” për Milanin, dhe përfaqësuesit të Edin Terzic, ish-trajnerit të Borussia Dortmundit, finalist i Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar.

Gjermani, pas eksperiencës së tij të shkëlqyer me verdhezinjtë, që kulmoi në finalen e Ligës së Kampionëve të humbur kundër Real Madridit, do të ishte ndër opsionet e para të klubit kuqezi në rast shkarkimi të Paulo Fonseca.

 

SHKARKO APP