Milani një “makineri” golash, asnjëherë kaq mirë në 11 vitet e fundit

Harrojeni Milanin e fillim sezonit në Seria A, kur nuk arrinte që të shënonte shumë, ndërkohë që me afrimin e Ibrës sulmi fitoi më shumë besim. Kuqezinjtë pas periudhës së Covid-it, me 20 gola të shënuar janë ekipi i tretë me sulmin më të mirë bashkë me Juventusin dhe pas Atalantës (24) dhe Sassuolos (21 gola). Një statistikë qëc i impresionon të gjithë për një motiv: Milani është ekipi që kishte shënuar më pak se të gjithë mes ekipeve te para (48 gola) para periudhës së mbylljes. Për të arritur shifrën e 20 golave, ju deshën 20 javë.

Tashmë Milani i Piolit ka pësuar një ndryshim drastik. Me 20 gola të realizuar pas rinisjes së kampionatit, 16 prej tyre kanë ardhur në pjesën e dytë, ndërkohë që 10 prej tyre kanë shërbye për të përmbysur disaavantazhin ndaj Spal, Juventusit, Napolit dhe Parmës. Një ndryshim i madh ka ndodhur edhe në aspektin mental.

Të gjithë shënojnë nga pak – Numri i golave është shtuar, ndërkohë që edhe numri i shënuesve është shtuar. 9 është numri i futbollistëve që kanë gjetur rrjetën pas rinisjes së sezonit. Castillejo, Kessié, Leao, Bonaventura, Ibrahimoviç, Theo Hernandez, Rebic, Calhanoglu dhe Romagnoli kanë shënuar. Krejt ndryshe nga faza e parë, kur për të arritur 9 golashënues të ndryshëm u desh gjysma e kampionatit.

Numrat në rritje – Ndaj Parmës ishte ndeshja e 7-të radhazi që Milani arrin që të shënojë të paktën dy gola për ndeshje. Kjo është statistika më e mirë në 11 vitet e fundit për kuqezinjtë, të cilët në vitin 2009 realizonin të paktën nga dy gola për 8 ndeshje radhazi. Askush nuk ka bërë më mirë, madje as kur në skuadër ishte një sulm me emra si Ibrahimovic, Pato dhe Robinho. Para bllokimit, Milani kishte shënuar dy ose më shumë gola vetëm në 6 raste, por tashmë duket krejtësisht një tjetër sezon për ta. /Rozalb Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP