Milani nuk di të fitojë më në Seria A, ndalet edhe ndaj Torinos (VIDEO)
Milani bën një tjetër ndalesë në kampionat, duke komplikuar gjithçka në betejën për titullin kampion. Kuqezinjtë nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola në duelin ndaj Torinos.
Mërgim Vojvoda ju afrua shumë golit të avantazhit në fillimin e fraksionit ë dytë, por portieri Maignan e ndali mjaft mirë. Milani ndërkohë pretendoi për penallti në kohën shtesë, pas një faulli ndaj Messias.
Me këtë barazim Milani mbetet në krye me 68 pikë, 2 më shumë se Interi, por skuadra zikaltër ka dhe një ndeshje për të rikuperuar ndaj Bolognës dhe mund ta parakalojë. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

