Milani nuk heq dorë nga Nedim Bajrami, bën gati 12 milionë euro në verë
Milani në ditët e fundit ka shtuar ndjeshëm interesimin për Nedim bajramin. Paraqitjet e shkëlqyera këtë sezon, kanë bërë që kuqezinjtë ta vendosin në listën e dëshirave për në verë.
Tentativa për ta afruar në janar dështoi në fund pasi drejtuesit e Empolit nuk dëshironin të hiqnin dorë nga talenti i tyre në këtë sesion të merkatos. Ky fakt nuk e dëshpëron Maldinin, drejtori sportiv i Milan, vijon kontaktet me drejtuesit e Empolit për të rezervuar yllin shqiptar.
Maldini dhe trajneri Pioli shohin tek Bajrami trekuartistin e duhur për të ardhmen ndërsa janë të gatshëm të investojnë 12 milionë euro, aq sa kërkon dhe Empoli. Fantazisti kuqezi po zhvillon një sezon shumë të mirë me 6 gola në 21 ndeshje.
KOHA JONË SONDAZH

