Milani nuk ndalet në merkato, kërkon edhe sulmuesin serb të Realit
Milan është kthyer në sulm për një tjetër lojtar të Real Madrid, Luka Jovic. Maldini e Massara po përpiqen ende për një përforcim për repartin ofensiv e qendërsulmuesi serb, është një profil i pëlqyer prej kohësh.
Një nga shokët e Rebic në kohët e Eintracht Francfurte, kur fitoi me zhurmë golash thirrjen e Madrid, 22 vjecari Jovic është në kërkim të rikthimit protagonist pas një viti të trazuar nga dëmtimet e nga ndonjë faktor jashtë fushës prej kohësh.
Profili është i pëlqyer nga drejtuesit e Milan që kërkojnë një zëvendës për Ibrahimovic në qendër të sulmit, ndërkohë që vlera e kartonit të tij prej 60 milionë eurosh është e vështirë për t’u paguar. Nëse kuqezinjtë do të jenë të interesuar, për Jovic flitet për një sezon të vetëm në huazim, ndërkohë që përfiton një pagë prej 5 milionë eurosh në sezon.