Milani nuk ndalet në merkato, misioni i radhës për Taren është Hojlund
Merkatoja e Milanit ka marrë një kthesë të papritur me disa lëvizje konkrete. Zyrtarizimi i Ardon Jasharit është tashmë realitet, ndërsa Athekame është pranë mbërritjes. Por, sipas asaj që raporton Corriere dello Sport, drejtuesit kuqezinj nuk kanë ndërmend të ndalen këtu. Synimi i radhës quhet Rasmus Højlund, sulmuesi i talentuar danez që aktivizohet te Manchester United.
Situata e Højlund lidhet ngushtë me prurjet e mundshme të klubit anglez. Nëse United arrin të transferojë Benjamin Sesko, atëherë ish-sulmuesi i Atalantës do të zbresë ndjeshëm në hierarki, duke u kthyer në zgjedhjen e fundit në sulm, madje pas Zirkzee. Një skenar i tillë mund ta shtyjë Højlund të mendojë seriozisht për një rikthim në Serie A, ku la mbresa të shkëlqyera me fanellën e Atalantës nën drejtimin e Gasperinit.
Sipas burimeve italiane, Milani ka vënë në lëvizje disa ndërmjetës të njohur për të bindur “Djajtë e Kuq” që të pranojnë formulën e dëshiruar: huazim me të drejtë blerjeje, për një shumë që do të varionte mes 30 dhe 35 milionë euro. Danezi ka një pagë dukshëm më të ulët se Dusan Vlahovic, një tjetër emër që ka qarkulluar në orbitën e kuqezinjve. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

