Milani nxjerr në shitje fanella speciale në mbështetje të Ukrainës
Milani ka menduar të risjellë një fanellë të vjetër, në një edicion special, të vitit 2003, teksa është frymëzuar nga fanella që Shevchenko ka veshur ish-sulmuesi kuqezi gjatë finales së Champions League 2002/03 në Mançester.
Në fanellë do të jenë ngjyrat e flamurit ukrainas në shpatulla dhe gjoks, ku do të shkruhet edhe “AC Milan për paqe” dhe simboli i paqes.
Përmes Fondacionit Milan të ardhurat e fituara nga kjo fanellë speciale do ti jepen Kryqit të Kuq italian për projektin Ukraina.
Fanellat mund të porositen online në dyqanin zyrtar që nga dita e sotme me çmimin 50 euro, kush dëshiron mund të dhurojë edhe 15, 30 ose 50 euro të tjera.
KOHA JONË SONDAZH

