Milani perfekt mund Lazion dhe merr kreun, Ibra rikthehet me gol (VIDEO)

Milani funksionon në perfekt në këtë fillim sezoni. Skuadra e Piolit fitoi pastër 2-0 super duelin ndaj Lazios në San Siro dhe tashmë mban vendin e parë me pikë të plota 9, së bashku me Napolin.

Në fundin e fraksionit të parë, Leao pas një kombinimi të bukur në zonë arriti që ta dërgonte topin në fundin e rrjetës së portierit Reina, i cili nuk kishte asnjë shans reagimi.

Në pjesën e dytë, Pioli hedh në fushë edhe Ibrahimovic. Sulmuesi suedez do të finalizonte mjaft mirë një asist fantastik tjetër të Rebic, duke e dërguar topin me portën e boshatisur në rrjetë. Një ecuri fantastike për Milanin që e sheh veten mes pretendentëve këtë sezon. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP