Milani prenoton një holandez për në verë dhe “blindon” Theo Hernandez
Milani është shumë aktive në merkaton e transferimeve, teksa ka nisur që të mendojë për të ardhmen. Maldini dhe Massara nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga Sven Botman, që mbetet objektivi kryesor i Milanit për të përforcuar mbrojtjen.
Marrëveshja me mbrojtësin holandez, duket shumë pranë, pasi agjenti i lojtarit Nikkie Bruinenberg ishte dje i pranishëm në “San Siro” për të parë ndeshjen kundër Lazios, ndërsa sot ka takuar drejtuesit kuqezi në “Casa Milan”.
Te Kuqezinjtë ndërkohë nuk ka asnjë dyshim për të ardhmen e Theo Hernandez, i cili është në detajet e fundit për rinovimin. Pritet vetëm zyrtarizimi i kontratës së re të mbrojtësit francez, që do të rinovojë deri në 30 qershor të vitit 2026 dhe do të përfitojë 4.5 milionë euro neto në vit plus bonuse.
KOHA JONË SONDAZH

