Milani prezanton fanellën e tretë, shpërthejnë tifozët: Më e shëmtuara në histori!

Milani mëngjesin e sotëm ka prezantuar fanellat e treta. Nga jeshilja e vitit të kaluar te një fanellë që synon “të bashkojë brezin unik dhe të larmishëm të mbështetësve të Milan-it në mbarë botën”. Kuqezinjtë kanë zgjedhur të adoptojnë ngjyra të reja në krahasim me ato sociale dhe të krijojnë një përzierje nuancash të ndryshme.

Megjithatë, një fanellë e tretë, e cila ka ndarë komentet mes atyre që janë pro dhe atyre që janë totalisht kundër zgjedhjes së klubit: “E turpshme” , “Fanella më e shëmtuar në historinë e Milanit” , “E tmerrshme” .

Me pak fjalë, shumë mbështetës të kuqezinjve nuk e kanë pëlqyer dhe në rrjetet sociale nuk kanë munguar komentet e tyre negative për të. Debutimi i fanellës së tretë të Milanit do të jetë në San Siro në javën e dytë më 24 shtator kundër Hellas Verona. /Koha Jonë/

SHKARKO APP