Milani rigjen fitoren dhe kreun në Seria A, mund Genoa-n në shtëpi (VIDEO)

Milani rikthehet në rrugën e fitoreve në Seria A, si dhe rimerr kreun që e humbi për pak orë nga Interi. Kuqezinjtë fituan 2-0 në shtëpi ndaj Genoas dhe tashmë kryesojnë me 71 pikë, 2 më shumë se zikaltrit, por këta të fundit kanë dhe një sfidë pr të rikuperuar ndaj Bolognës.

Milani zhbllokoi sfidën që në minutën e 10-të me Leao-n që shfrytëzoi më së miri një krosim nga Kalulu duke e dërguar topin në cepin e portës.

Më tej për golin e dytë, duhet të prisnim fundin e takimit, teksa Junior Messias pas një këmbëngulje të gjatë dhe dy tentativave, arriti që të shënonte dhe golin e sigurisë dhe qetësisë. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?