Milani rikthehet tek fitorja, Roma ndalet në Verona

Pas dy rezultateve negative, humbjes me Juvnteusin dhe barazim me Empolin, Milani është rikthyer tek fitorja. Kuqezinjtë kanë mundur me rezultatin e pastër 2-0 ne “San Siro” Cezenën me nga një gol për cdo pjesë.

Ekipi I drejtuar nga Pipo Inzagi kaloi shumë shpejt në avantazh që në mintën e tretë me Andrea Polin, por goli cilsohet si I parregullt nga gjyqtari I takimit.

Vëndasit kontrollojë topin për të gjetur sa më shpjet golin e avatazhit, por do të ishte minuta e 22-të kur mesfushori Bonaventura kalon në epërsi kuqezinjtë pas assist të marrë nga francezi Zheremi Menez, duke shkuar në dhomat e zhveshje në avtazhin e një goli.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pjesa e dytë do të ishte tablo e asaj të parës më Milanin që administron lojën, ndërsa Cezena përpiqet të sulmojë me anë të kundër sulmeve, por pa rezultat. Inzaghi kryen zëvëndësimin e parë duke hequr nga loja sulmesin Matia Destro dhe aktivizon Pacinin, zëvëndsim që rezultoi I suksheshëm në fundin e takimin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sulmuesi Italian realizon golin e dytë për kuqezinjtë me atë të një 11-metërshi duke I siguruar një tre pikësh të rëndësishëm skuadrës, si dhe për të qetsuar trajneri Pipo Inzagi I cili në rast mos fitoreje mund të largohej nga pankina e kuqezinjve.

Me këtë fitore Milani renditet në vëndin e 8-të me 33 pikë të grumbulluara.

Ndërkohë, Roma nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 kundër Veronës në transfertë

. Kryeqytetasit kanë bërë sërshit një hap fals, duke humbur terren në luftën për titullin kampion, pasi Juventusi tashmë është shkëputur ndjeshëm me 9 pikë diferencë.

Verdhkuqtë ishin ata që kaluan të parët në avantazh me atë të kapitenit Francesko Toti, por autgoli I shënuar nga Keita I hoqi mundësin ekipit të drejtuar nga Garsia të dalë me tre pikë nga kjo transfertë.

Roma mban vëndin e dytë ne renditje me 49 pikë, 9 pikë larg kryesusve Juventusit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?