Milani rikuperon 3 lojtarë për duelin me Romën, por Leao mbetet jashtë

Milani po përballet me një situatë të vështirë, sa i përket dëmtimeve. Në prag të ndeshjes me Romën, trajneri Paulo Fonseca, ka marrë lajme të mira nga infermieria.

Morata, Pulisic dhe Bennacer janë rikuperuar dhe do të jenë me ekipin, për sfidën e fundit të këtij viti.

Megjithatë do të mungojë Rafael Leao, i dëmtuar ndaj Hellas Verona. Portugezi pritet të rikthehet për gjysmëfinalen e Superkupës ndaj Juventusit më 3 Janar.

SHKARKO APP