Milani rinovon kontratën me Leao-n, i trefishojnë pagën
Milani po bën gati detajet e fundit për rinovimin e kontratës të Rafael Leao, që këtë sezon ka qenë një nga lojtarët më të mirë të kuqezinjve.
Portugezi është shndërruar në një lider dhe pretendon që të jetë akoma më i rëndësishëm në të ardhmen, ndaj dhe drejtuesit e klubit janë të gatshëm që ti trefishojnë pagën, që të evitojnë ndonjë lëvizje surprizë.
Sulmuesi do të firmosë deri në vitin 2026 dhe paga do ti rritet nga 1.5 milionë euro në sezon në 4 milionë plus bonuse. Një sinjal pozitiv që tregon se trajneri dhe drejtuesit po bëjnë gjithçka për ta mbajtur.
KOHA JONË SONDAZH

