Milani rrëmben fitoren e 5-të radhazi, Piatek arrin Ronaldon (VIDEO)

Milani nuk di të ndalet në Seria A. Skuadra e Gattusos ka rrëmbyer fitoren e 5-të radhazi në kampionat, në transfertën e vështirë ndaj Chievos.

Kuqezinjtë do të vuanin jo pak ndaj vendasve që luajnë shanset e fundit për të qëndruar në elitën e futbollit italian. Në minutën e 31-të, Lucas Biglia shënon një super gol nga goditja e dënimit, duke dërguar topin në cepin në trekëndësh.

Chievo nuk dorëzohet, teksa 10 minuta më pas do të gjente golin e barazimit me Hetemaj, i cili mposhti me kokë portierin Donnarumma. Në minutën e 57-të, Milani kaloi sërish në avantazh me Piatek, i cili konkretizoi një aksion të gjatë të ekipit të tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky ishte goli i 19-të në këtë sezon për polakun që barazon Ronaldon dhe Quagliarellënnë krye të golashënuesve. Me këtë fitore Milani ruan vendin e tretë me 51 pikë, 4 më shumë se Interi. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=m2to’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?