Milani sfidon Juven në gjysmëfinalen e Kupës, Calhanoglu i shpëton ndaj Torinos (VIDEO)

Milani siguron me shumë vuajtje një vend në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë ku do të përballet ndaj Juventusit. Kuqezinjtë fituan 4-2 ndaj Torinos, por vetëm pas kohës shtesë, pasi e rregullta u mbyllë në barazim 2-2.

Ndeshja nisi mjaft mirë për skuadrën e Piolit që zhbllokoi ndeshjen në minutën e 12-të me Bonaventurën që shfrytëzoi më së miri një pasim perfekt nga Rebic.

Kundërpërgjigja e Torinos nuk do të vononte, teksa në minutën e 34-t, Bremen rikuperon një top fantastik në zonën e tij dhe më pas me një kundërsulm të shpejt bën sulmuesin, duke shënuar golin e barazimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Braziliani nuk do të ndalej me kaq, teksa në minutën e 71-të shënoi edhe golin e dytë me kokë, duke i dhënë avantazhin ekipit të tij. Milani arriti që të barazonte në minutën e 9-të me Calhanoglu që lëshoi një goditje të fortë nga distanca.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndeshja do të shkonte në shtesë, atje ku mesfushori turk do të bëhej sërish protagonist duke shënuar në minutën e 106-të. 3 minuta më pas Ibrahimovic shënoi edhe golin e sigurisë. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?