Milani shkatërron Empolin e Veselit, Piatek shënon sërish (VIDEO)

Milani nuk di të ndalet në Seria A. Kuqezinjtë kanë regjistruar fitoren e tretë radhazi, duke arritur në kuotën e 45 pikëve, vetëm një më pak se Interi.

“Viktima” e radhës ka qenë Empoli i Veselit, duke e mundur në shifrat 3-0 në “San Siro”. Mbrojtësi i kombëtares sonë ishte në fushë për 90 minuta, por pa mundur që të ndalet, Piatek. Sulmuesi polak do të zhbllokohej në minutën e 49-të, pas një pasimi fantastik që mori nga krahu i djathtë.

Në harkun e dy minutave, Kessie dyfishoi rezultatin me një goditje të bukur, duke ja kaluar mbi kokë topin portierit. Në minutën e 67-të, Castillejo shënoi dhe golin e tretë për Milanin, që vijon serinë e rezultateve pozitive në kampionat. Piatek ndërkohë është ngjitur në kuotën e 18 golave, vetëm një më pak se Cristiano Ronaldo. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=mto’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?