Milani shmang turpërimin historik, mund Bolognën e “shkretë” të mbetur me 9 lojtarë (VIDEO)

Milani ka arritur që të marrë një fitore 4-2 ndaj Bolognës, e cila u detyrua të luante me 9 futbollistë për një pjesë dhe 10 lojtarë thuajse gjithë ndeshjen.

Leao zhbllokoi sfidën që në minutën e 16-të pas një devijimi të Medel. Soumaoro katër minuta më pas la Bolognën me një futbollist më pak. Milani përfitoi duke dyfishuar shifrat me Calabrian.

Në fillimin e pjesës së dytë Bologna reagoi mjaft mirë duke gjetur dy gola. Ibrahimovic me penallti dhe tri minua më pas Barroë shënoi dhe golin e barazimit. 6 minuta më pas Soriano prishi gjithçka duke u ndëshkuar me karton të kuq.

Milani do të shënonte vetëm 6 minuta nga fundi golin e avantazhit me Bennacer, ndërkohë që Ibrahimovic më pas e dërgoi topin në portën e duhur. Milani merr momentalisht kryesimin e 25 pikë, 1 më shumë se Napoli./R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP