Milani shpëton sërish nga humbja, këtë herë ndaj Fiorentinës

Milani i shpëtoi humbjes në minutat e fundit në transfertën e vështirë ndaj Fiorentinës. Sfida e vlefshme për javën e 20-të të Serie A, e para e fazës së dytë të kampionatit, u mbyll në barazim 1-1 në stadiumin “Franchi”.

Në pjesën e parë ishin vendasit ata që ushtruan më shumë presion, duke ndërtuar lojën kryesisht nga krahu i majtë. Gudmundsson dhe Gosens krijuan vazhdimisht rrezik me krosime në zonë, ndërsa Milani u shfaq në disa momente në vështirësi. Megjithatë, kuqezinjtë patën dy raste të pastra për të kaluar në avantazh, falë punës së mirë të Fullkrug, i cili shërbeu dy herë për Pulisic, por amerikani nuk arriti të konkretizonte në asnjërin rast.

Pas pushimit, Fiorentina rriti edhe më shumë ritmin dhe gjeti golin e avantazhit në minutën e 66-të. Nga një goditje këndi e ekzekutuar në mënyrë perfekte nga Gudmundsson, Comuzzo devijoi saktë me kokë, duke mposhtur portierin kundërshtar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trajneri Allegri reagoi menjëherë duke hedhur në fushë edhe Nkunku, lëvizje që rezultoi vendimtare. Ish-sulmuesi i Chelseat shmangu humbjen për Milanin në minutën e 90-të, duke realizuar me një goditje të fortë me të djathtën pas asistit të Fofana, për rezultatin përfundimtar 1-1.

Swiss Digital Mobile Reklama

Emocionet nuk munguan as në shtesë, ku në minutën e 97-të Fiorentina ishte shumë pranë fitores, por goditja e Brescianini u ndal nga traversa.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?