Milani shumë i fortë për Juventusin, Tomori dhe Brahim Diaz vendosin derbin (VIDEO)
Milani është shumë i fortë për Juventusin, të paktën në këtë moment të sezonit. Skuadra e Piolit fitoi pastër 2-0 ndaj bardhezinjve në “San Siro”, një ndeshje që do të konfirmonte dobësitë e skuadrës së Allegrit.
Juventus e nisi më mirë ndeshjen, me dy mundësi shumë të mira shënimi, pro Cuadrado gabon nga një pozicion i prirët. Në krahun tjetër Leao është kërcënimi më i madh, teksa në dy raste do të ndalej nga shtylla. Kur skuadrat po shkonin drejt dhomave të zhveshjes, Tomori përfiton nga një rrëmujë në zonë për ta dërguar topin në fundin e rrjetës.
Milani e nisi më mirë dhe pjesën e dytë, duke realizuar edhe të dytin. Në minutën e 54-t, kuqezinjtë organizojnë një kundërsulm të shpejt, me Brahim Diaz që bën gjithçka mirë duke dribluar dy mbrojtës të ekipit torinez dhe me pas e dërgoi topin në rrjetë.
Më tej Juventus nuk bën thuajse asnjë reagim edhe pse minutat nuk është se mungonin. Ekipi i Piolit vijon ecurinë shumë pozitive në kampionat, duke u ngjitur në kuotën e 20 pikëve, në vendin e parë së bashku me Napolin. /R.Lika-Koha Jonë/