Milani siguron një biletë për në çerekfinale të Kupës pas 120 minutash ndaj Genoas (VIDEO)

Milani siguron një vend për në çerekfinalet e Kupës së Italisë, pasi siguroi një fitore 3-1 në shtëpi ndaj Genoas, kur ju deshën 120 minuta lojë. Ostigard zhbllokoi shifrat për miqtë që në inutën e 17-të me një goditje me kokë, duke i dhënë një goditje të rëndë Milanit.

Reagimi i kuqezinjve do të vinte vetëm në minutën e 74-t me një gol të bukur me kokë. Më pas rezultati nuk do të ndryshonte, duke e dërguar sfidën në shtesë.

Në minutën e 102-të, Rafel Leao me një godije-kros arriti që të shënonte golin e avantazhit, ndërkohë që 10 minuta më pas Saelemaekers shënoi dhe golin e sigurisë dhe kualifikimit. Më herët Fiorentina shkatërroi pas 120 minutash Napolin në shifrat 5-2, teksa koha e rregullt u mbyll në barazim 2-2. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?