Milani thërret futbollistët e huaj që të rikthehen brenda të enjtes në Itali
Milani ka njoftuar futbollistët që të jenë në Milano brenda të enjtes së ardhshme. Drejtuesit kuqezi shpresojnë që në fillim të muajt maj të nisin përgatitjet për rifillimin.
Ibrahimovic, Leao, Calhanoglu, Kjaer, Begovic e Paqueta janë futbollistët kuqezi që kanë zgjedhur të rikthehen në atdheun e tyre gjatë këtyre ditëve të izolimit prej Covid-19 dhe tani do të duhet të marrin sërish rrugën për në Milano.
Që të gjithë do të duhet t’i nënshtrohen një karantine 14-ditore në Milano, para se të paraqiten në Milanello në fillim të muajit maj, për të rinisur stërvitjen sipas një protokolli që pritet të miratohet këto ditë.