Milani triumfon në derbin ndaj Interit dhe rihap garën për titull (VIDEO)

Milani mori një fitore të rëndësishme 1-0 ndaj rivalit të qytetit Inter në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të të Serie A.

Golin e vetëm të takimit e realizoi mbrojtësi ekuadorian Pervis Estupinan në minutën e 35-të, duke i dhënë avantazhin dhe më pas fitoren skuadrës kuqezi në derbin e shumëpritur të Milanos.

Gjatë pjesës më të madhe të ndeshjes, Interi pati më shumë kontroll mbi lojën dhe krijoi disa mundësi për të barazuar, por nuk arriti t’i konkretizojë rastet e krijuara përballë portës kundërshtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Falë këtij suksesi, Milani ngjitet në kuotën e 60 pikëve dhe mban vendin e dytë në renditjen e kampionatit italian, duke vazhduar presionin në garën për titull.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana tjetër, Interi mbetet në krye të tabelës me 67 pikë, por humbja në derbin e qytetit i jep më shumë tension luftës për titull në javët e mbetura të sezonit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?