Milani u rikthye te fitorja në kampionat, shpëtohen nga VAR-i

Milani u rikthye te fitorja në kampionat, pasi mposhti minimalisht Udinese-n për javën e tetë në Serie A. Kuqezinjtë iu falën një goli të shënuar nga Chukwueze në minutën e 13-të, për të marrë një sukses shumë të rëndësishëm.

Vlen të përmendet se skuadra e Fonseca-s luajti me 10 lojtarë nga minuta e 29-të, pasi Reijnders u ndëshkua me karton të kuq. Miqtë barazuan shifrat në fundin e pjesës së parë me Ehizibue, por goli i anulua për pozicion jashtë loje.

Në fraksionin e dytë Milani vuajti shumë për të ruajtur avantazhin dhe fitoren. VAR-i u bë protagonist edhe në fund të takimit, kur arbitri anuloi një tjetër gol të Udinese-s, përsëri për pozicion jashtë loje. Kjo fitore e ngjit Milanin në vendin e tretë me 14 pikë, po aq sa Interi i vendit të dytë dhe dy pikë më pak se Napoli kryesues.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?