Miliarderi francez bën gati 1 miliard euro për blerjen e Milanit

Gazeta italiane “La Repubblica” këmbëngulë se Bernard Arnault po negocion me fondin Elliot për blerjen e klubit të Milanit. E përditshmja e njohur shkruan se mes palëve ka pasur disa takime në Paris, Londër e Strasburg, ndërsa bosi francez, që njihet edhe si pronari i kompanisë së modës Louis Vuiton, ka gati një miliardë euro për të investuar te kuqezinjtë.

“Repubblica” shkon edhe më tej, kur këmbëngul se miliarderi francez ka kontaktuar edhe me një ish drejtues të Milanit, Ariedo Braidën, të cilit i ka kërkuar të rikthehet sërish për të ndihmuar në ngritjen e kuqezinjve, bashkë me trajnerin Allegri.

Avancimi i projektit për ndërtimin e stadiumit të ri, i ka dhënë një shtysë më të madhe francezit Arnault që të blejë klubin e Milanit, pasi dëshiron që të jetë i përfaqësuar fuqishëm në zonën e re komerciale të Milanos.

Nëse do të mbyllej me sukses shitja, atëherë Bernard Arnault do të ishte pronari i katërt i Milanit në 5 vitet e fundit, pasi fillimisht klubi ishte në pronësi të Berlusconit, që më pas e shiti te kinezi Li Yonghong.

SHKARKO APP