Milinkovic-Savic dhe Koulibaly, kopja e artë që ëndërron Juvja në merkato

Milinkovic-Savic dhe Kooulibaly janë dy synimet e mëdha që ka Juventusi në merkaton e kësaj vere. Vështirësitë për të arritur te ta janë të mëdha, duke marrë në konsideratë faktin se duhet negociuar me emra si Lotito dhe De Laurentis.

Për serbin Lazio kërkon nga 80 deri në 90 milionë euro, një shifër shumë e lart, që vështirë se do të investohet nga klubi torinez, që synon ta bzusë duke përfshirë Rabiot dhe 55 milionë euro.

Për senegalezin duket një pistë më e arritshme. Për 30 deri në 35milionë euro, Napoli mund të mbetet e kënaqur pasi Koulibaly ka vetëm 12 muaj kontratë të mbetur. Me de Ligt dhe Koulibaly në qendër të mbrojtjes, atëherë do të blindohej reparti i prapavijës. Pogba dhe Di Maria mund të jenë dy zgjidhje të tjera në merkato. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?