Milinkovic-Savic i prish festën Juventusit në “frymën e fundit”

Juventus e ktheu në festë lamtumirën e Chiellinit dhe Dybala-s nga bardhezinjtë, por në fund u befasuan nga Minilikovic-Savic. Në “Allianz Stadium” skuadra e Allegrit barazoi 2-2 ndaj Lazios.

Në minutën e 10-të Morata shërben një asist perfekt për Vlahovic, i cili me kokë nuk fal portierin Strakosha. Chiellini zgjodhi minutën e 17-të për t’u larguar nga fusha për të simbolizuar 17 vitet e paharrueshme.

Në të 36-tën, Morata shënon një super gol me një veprim shumë të  bukur brenda zonës së rreptësisë, duke shtangur dhe portierin Strakosha që nuk mundi ta ndalte. Në fillimin e pjesës së dytë, Lazio rihapi ndeshjen me Patric që u ndihmua dhe nga një devijim i Alex Sandros.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për tu shënuar dhe dalja nga fusha e Dybala-s 10 minuta nga fundi i ndeshjes, duke merituar dhe duartrokitjet e tifozëve ashti si Chiellini. Ndërkohë që në sekondat e fundit Milinkovic-Savic shfrytëzoi një kundërsulm të shpejt, duke barazuar shifrat. /Rozalb Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?