”Mimosa Cup 2019”, Shqipëria zë vendin e 8 në not

“Mimosa Cup 2019” mblodhi në 10-17 shkurt 350 notarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Bosnja, Kroacia, Serbia, Sllovenia, Hungaria, Mali zi dhe Rusia. Në eventin ndërkombëtar të notit, Shqipëria u përfaqësua nga 14 të rinjtë notarë.

Ekipi “Eagles Swimming Team” i drejtuar nga trajnerët Eduart Cane dhe Andi Mara zuri vendin e 8 midis 35 ekipeve të tjera, duke fituar dhe disa medalje në dy kategoritë A dhe B. Për kategorinë A, notari i Teutes, Spiro Goga, që stervitet me Eagles mori 2 medalje bronzi në 200 dhe 400 stil i lirë.

Për kategorinë B, Paolo Priska fitoj 4 medalje, 1 ari në 100 stil i lirë, 1 argjendi në 50 stil i lirë, 2 bronzi në 50 delfin e 400 stil i lirë. Përfaqësimi ishte dinjitoz, por pritshëmritë janë më të larta për fitimin e kampionatit kombëtar në pishinat e mbyllura që do të zhvillohet ne 20-21 prill 2019

Emrat e notarëve pjësmarrës

Klajdi Cane
Fabio Dajzmaili
Klajdi Deda
Xhon Diko
Junus Fuga
Joel Gjini
Jordi Gjini
Flavio Kora
Kristo Petko
Paolo Priska
Spiro Goga
Andi Mara
Sonja Kapedani
Sonja Resuli

SHKARKO APP