Ministri Gonxhja: Dialog me federatat olimpike për zhvillimin dhe financimin e sportit

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka bërë të ditur ka zhvilluar një takim me disa nga federatat olimpike shqiptare. Gonxhja thotë se gjatë këtij takimi u zhvillua një dialog i drejtpërdrejtë mbi sfidat aktuale dhe prioritetet strategjike për zhvillimin e sportit në vend.

“Në një takim të hapur dhe konsultativ me disa nga federatat olimpike shqiptare, patëm mundësinë të zhvillonim një dialog të drejtëpërdrejtë mbi sfidat aktuale dhe prioritetet strategjike të zhvillimit të sportit në vend. Ky bashkëbisedim, që do të vijojë edhe me federatat e tjera, shërbeu si një platformë e rëndësishme për të dëgjuar shqetësimet, nevojat dhe propozimet e përfaqësuesve të sportit elitar, ndërsa riafirmuam angazhimin tonë si institucion përgjegjës për krijimin e kushteve të qëndrueshme dhe mbështetjes së konsoliduar për strukturat sportive dhe sportistët shqiptarë.
Në qendër të diskutimeve u vendos nevoja për rritjen e kapaciteteve financiare të sportit, përmirësimin e mekanizmave ekzistues të financimit si dhe shfrytëzimin më efikas të instrumenteve që ofron legjislacioni për sponsorizimet sportive. Synimi ynë është të mundësojmë partneritete më të forta mes sektorit publik dhe atij privat, duke krijuar hapësira më të mëdha për investime dhe rritje të qëndrueshme.
Përmes një qasjeje të integruar të politikave publike dhe një dialogu të vazhdueshëm me komunitetin sportiv, mbetemi të vendosur të ndërtojmë një ekosistem modern, dinamik dhe transparent, i cili nxit rritje të qendrueshme, garanton zhvillim afatgjatë, mbështetje të drejtë,
në mënyrë që Shqipëria të ngrejë sa më lart nivelin e saj në arenën olimpike dhe ndërkombëtare”, shprehet Gonxhja.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?