Miqësoret, Kosova grumbullon talentët Avdiaj dhe Celina

Sulmuesi shqiptar i skuadrës austriake, Strum Graz, ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në profilin e tij zyrtar në facebook, që ka zgjedhur të luajë për ekipin përfaqësues të Kosovës.  Futbollisit 18-vjeçar shkroi se do të luajë në të ardhmen e afërt për Përfaqësuesen e Kosovës, kjo ndoshta me këshillën e De Biasit, pasi i ka premtuar se në të ardhmen do të bëhet pjesë e kuqezinjve. Ish-lojtari i Shalke 04 kishte hprehur dëshirën për të luajtur me Kombëtaren Shqiptare, pak kohë më parë. – “Me kënaqësi do të luaj për shtetin tim, Kosova”- shkruan Avdijaj në profilin e tij në Facebook. Ai u rrit tek ekipet e të rinjve të Shalke, klub që zotëron kartonin e tij dhe mund të luante edhe me Gjermaninë. Po dje u shpall edhe lista zyrtare e 20-të futbollistëve të ftuar kosovarë për dy ndeshjet miqësore kundër ekipeve gjermane të Eintracht Frankfurt dhe Verder Bremen, të cilat do të zhvillohen më 24 dhe 27 mars është bërë zyrtare nga trajneri Albert Bunjaku.  Në portë figuron ish-portieri i kombëtares shqiptare, Samir Ujkani, ndërsa zëvendës i parë i tij do të jetë portieri i Eintracht Frankfurt Julian Biblekaj. Nga mbrojtësit janë ftuar edhe Ilir Berisha, i skuadrës suedeze Helsingborg,  Avni Pepa, që luan me Vestenmayer, Islandë. Por edhe një ish-kuqezi,  futbollisti kosovar i vitit dhe anëtari i skuadrës turke Mersinspor, Loret Sadiku. Një ndër emrat e rinj është ai i 18-të vjeçarit Dren Feka, i cili aktivohet me Hamburg. Por po ashtu edhe talenti tjetër,  Bersant Celina, që aktivizohet me Manchest City.  Në fazën e sulmit po ashtu ka emra të rinj dhe pa dyshim që ai kryesori është i talentit Dionis Avdijaj, i huazuar nga Schalke te Shturm Graz.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?