Miqësorja me Italinë/ Broja ndodhet në Tiranë: Nëse luajmë mirë, mund të fitojmë
Armando Broja i bashkohet kuqezinjve për dy ndeshjet e fundit miqësore me Italinë dhe Armeninë. Por si i sheh ai këto dy sfida? “Këto ndeshje janë të mira për të marrë sa më shumë minuta dhe mundësi për t’u aktivizuar. Janë ndeshje shumë të rëndësishme pasi Italia është ekip shumë i mirë, por ne fokusohemi tek vetja jonë dhe ishallah zhvillojmë një lojë të mirë dhe të fitojmë”.
Kohët e fundit është përfolur për një mungesë harmonie mes djemve të kombëtares, por Broja ka tjetër mendim. “Janë shumë çuna të mirë, të gjithë që vijnë këtu e meritojnë të vijnë. Është një gjë shumë e madhe që trajneri na grumbullon për kombëtaren për Shqipërinë, është një vlerësim shumë i madh është nder të luash këtu”.
Këto kohë shqiptarët në Angli nuk janë në pozita shumë të mira kjo edhe për shkak të emigrantëve të paligjshëm. Armando Broja edhe si një ambasador i vendit tonë atj jo thjesht futbollist mban lart krenarinë kuqezi.
“Unë jam shqiptar dhe jam prej këtij vendi që është diçka shumë e bukur dhe e madhe. Duhet me vazhdu të gjithë shqiptarët në Angli apo kudo në botë të punojnë sa më fort dhe me qenë të gjithë bashkë, se atëherë jemi më të fortë. Vetëm kështu nuk mund të na diskriminojnë më shumë”.