Miqësorja me Ukraninën, Muçi u largua i dëmtuar nga grumbullimi. Asani del me probleme

Ekipi kuqezi luan nesër në orën 20:45 një miqësore kundër Ukrainës, duel që do zhvillohet në stadiumin e Levantes në Valencia të Spanjës. Katër ditë më parë tanët u mposhtën 2-1 nga Polonia në Varshavë duke u eliminuar nga garimi për në grupet e Botërorit 2026, ndërsa kjo miqësore vjen kundër një tjetër skuadre të eliminura nga gara për grupet e Kupës së Botës (Suedia fitoi 1-3 kundër Ukrainës).

Muçi largohet i dëmtuar, shqetësime edhe për Asanin

Ernest Muçi nuk është stërvitur dje me skuadrën, teksa sulmuesi që të shtunën ka ndjerë një shqetësim në pjesën e pasme të kofshës së djathtë. Për këtë arsye, dje iu nënshtrua një rezonance magnetike, e cila evidentoi një edemë në nivelin e muskulit, që kërkon disa ditë pushim për shërim të plotë e si pasojë ai nuk mund të rikuperohet në kohë plotësisht për ndeshjen ndaj Ukrainës. Pas konsultimit me stafin mjekësor, trajneri Sylvinho vendosi ta lërë të lirë Muçin, i cili ka udhëtuar drejt Turqisë për të vijuar rikuperimin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në seancën e djeshme stërvitore nuk mori pjesë edhe mesfushori-sulmues Jasir Asani, i cili ka pësuar një goditje në gjurin e djathtë gjatë stërvitjes. Stafi mjekësor po e mban në monitorim të vazhdueshëm gjendjen e tij dhe sot do të vlerësohet nëse futbollisti do të jetë i gatshëm për t’u rikthyer në stërvitje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndeshja do gjykohet nga arbitri spanjoll Juan Martínez Munuera, me ndihmësa të tij bashkëkombasit, Raúl Cabañero, Alfredo Rodriguez Moreno dhe Iosu Galech Apezteguía. Ndeshja miqësore mes Ukrainës dhe Shqipërisë do të zhvillohet më 31 mars, në orën 20:45, në stadiumin ‘Estadi Ciutat de València’, në Valencia të Spanjës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet të nxjerrë PD dhe Opozita emrin e kandidatit për Kryeministër, por të mos jetë Berisha?