Miqësorja ndaj Gjeorgjisë, Armando Broja fton tifozët në stadium (VIDEO)
Kombëtarja shqiptare përballet me Gjeorgjinë në ndeshjen e radhës, më 29 mars. Futbollisti Armando Broja, përmes një videoje të shpërndarë në rrjetet shqiptare, fton shqiptarët të bashkohen në stadium.
Ai falënderon tifozët për mbështetjen që kanë treguar dhe shton se shpreson t’i shohë në ndeshjen kundër Gjeorgjisë, të martën, në orën 18:00.
Një ditë më parë, Shqipëria u përball me Spanjën, një ndeshje që u humb vetëm në minutat e fundit pas një goli të shënuar nga Olmo.
🗣 @armandobroja9 ka një mesazh për tifozët ❤️🖤
Ju presim në 🏟 “Air Albania”, më 29 mars, 🕕 18:00
Shqipëri 🇦🇱 – 🇬🇪 Gjeorgji pic.twitter.com/4pmkkYOY56
— FSHF (@FSHForg) March 27, 2022
KOHA JONË SONDAZH

