Miqësorja ndaj Ukrainës, zbulohet formacioni i mundshëm i Sylvinhos
Shqipëria do të përballet sot me Ukrainën në një ndeshje miqësore, e cila zhvillohet në Valencia të Spanjës. Duke qenë një ndeshje miqësore, stafi teknik mund të japë më shumë hapësirë lojtarëve të rinj.
Në stërvitjen e fundit, vetë Silvinjo nuk kishte vendosur ende formacionin përfundimtar. Në portë pritet të jetë Thomas Strakosha, ndërsa në qendër të mbrojtjes do të aktivizohen Çake dhe Gjimshiti. Në krahë mund të ketë ndryshime, me Hysajn në të djathtë dhe Pilon në të majtë.
Mesfusha pritet të mbetet e pandryshuar, me treshen Laçi, Shehu dhe Asllani, ndërsa sulmi mund të ketë ndryshime. Anis Mehmeti pritet të luajë në krahun e djathtë, ndërsa Arbër Hoxha në të majtë. Në qendër të sulmit, ka një balotazh mes Brojës dhe Uzunit, me këtë të fundit që duket më i favorizuar për të qenë titullar.
Takimi pritet të jetë një test i vlefshëm për të dyja skuadrat, duke u fokusuar jo vetëm te rezultati, por edhe te provimi i formacioneve dhe lojtarëve të rinj.
KOHA JONË SONDAZH

